Kryeparlamentari turk Kurtulmush pritet në takim nga kryeministri Mickoski

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Numan Kurtulmuş, është pritur në takim në Shkup nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, transmeton Anadolu.
Në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, Kurtulmuş është pritur në takim nga kryeministri Mickoski në ndërtesën e qeverisë.
Në takim, Kurtulmuş theksoi se vizitat e ndërsjella do të japin një kontribut të rëndësishëm në miqësinë mes dy vendeve dhe se kjo vizitë me delegacionin e parlamentit turk do të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Duke theksuar se Turqia është një nga vendet që i dha Maqedonisë së Veriut mbështetjen më të madhe pas pavarësisë së saj, Kurtulmuş shprehu kënaqësinë e tij për të parë zhvillimin dhe përparimin e këtij vendi.
Kurtulmuş theksoi se mes dy vendeve ka marrëdhënie historike të rrënjosura thellë dhe se qytetarët e Maqedonisë së Veriut me origjinë turke do të jenë urë e rëndësishme në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai po ashtu theksoi se do të ofrojnë të gjithë mbështetjen për ruajtjen e strukturës shumë-gjuhëshe dhe shumë-fetare të Maqedonisë së Veriut, së cilës ata i kushtojnë rëndësi.
Duke theksuar se bashkëpunimi në NATO është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet dhe se ata mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE), Kurtulmuş tha se duan të rrisin marrëdhëniet dypalëshe në çdo platformë.
Më tej, kryeparlamentari turk tha se dëshirojnë që Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqia-Maqedoni e Veriut të krijohet sa më parë dhe falënderoi autoritetet në Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që i japin aktiviteteve që i kryejnë institucioneve si Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA), Instituti Yunus Emre dhe Fondacioni Maarif.
Kurtulmuş gjithashtu theksoi se dëshirojnë të zhvillojnë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut në fusha si industria e mbrojtjes, ekonomia dhe arsimi.