Gaza, një foshnjë humb jetën në tendë për shkak të motit të ftohtë
Një foshnjë ka vdekur për shkak të motit të ftohtë në Rripin e Gazës, i cili është nën bombardimet dhe bllokimin e ushtrisë izraelite, raporton Anadolu.
Sipas informacionit nga burimet lokale, një foshnjë ka vdekur për shkak të ftohtit në kampet e tendave në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës, të cilin Izraeli vazhdon ta bombardojë prej 14 muajsh.
Aisha Adnan Sufyan, e cila nuk mundi të mbrohej nga i ftohti i rëndë në kampet e tendave në rajonin Al-Mawasi, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Dëshmitarët okularë thanë se avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në rajonin Beit Hanoun në veri të Gazës. Dëshmitarët raportuan se të paktën 4 persona u vranë dhe shumë njerëz u plagosën në shtëpinë e bombarduar nga Izraeli.
Përveç rrethimit të tij 17-vjeçar, Izraeli e ktheu Rripin e Gazës në “burgun më të madh në botë” me sulmet e dhunshme që nisi më 7 tetor 2023. Gati 2 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të sulmeve izraelite në Gaza, e cila ka një popullsi prej rreth 2.3 milionë.
Në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 45.129 palestinezë, përfshirë 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra ndërsa 107.338 persona u plagosën.