Rama letër Kurtit gjatë mbledhjes së Kuvendit, çfarë i shkroi kryeministri shqiptar homologut të Kosovës

Këtë të premte po zhvillohet në Prishtinë mbledhja e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë fjalës së Ramush Haradinaj, është filmuar një moment që ka bërë kureshtarë të gjithë.

Kryeministri Edi Rama ka shkruar një mesazh në një letër dhe i ka dhënë dikujt nga stafi i Kuvendit që t’ia japë Albin Kurtit. Letra është lënë në tavolinën e Albin Kurtit.

Ndërkohë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është larguar nga Parlamenti më herët.

Osmani ka takuar vetëm dy kryetarët e Parlamenteve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjfuca, por jo dy kryeministrat, Edi Ramën dhe Albin Kurtin. /vizionplus.tv

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button