Anëtarët e posazgjedhur të Këshillit Gjyqësor dhanë deklaratën solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi

“Sot, Ardijan Demiri, anëtar i posazgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publik, si dhe Danka Ristova dhe Ariton Ala, anëtarë të posazgjedhur të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhanë deklaratën solemne para meje si Kryetar i Kuvendit.
Me këtë rast ata po marrin përgjegjësinë e madhe për sundimin e ligjit. Misioni i tyre është thelbësor për garantimin e pavarësisë dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, si dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Uroj që puna e tyre të sjellë rezultate pozitive, ndërsa detyrën ta bartin me ndërgjegje dhe profesionalizëm për të kontribuar në avancimin e drejtësisë dhe transparencës në vend”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button