Bekim Sali: Përkrahje për të rinjtë dhe mendimin kritik!

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali si pjesmarrës në një projekt me nxënës të shkollave, ka thënë se ky projekt ofron përmirësimin e mendimit kritik te të rinjtë dhe aftësive të komunikimit.

Statusi i plotë i deputetit Sali në Facebook:

Përkrahje për të rinjtë dhe mendimin kritik!

Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në finalen e projektit edukativ debatues “Kam qëndrim”. Nxënësit nga shkolla të ndryshme u përballën me tema të rëndësishme si lajmet e rreme, emigrimi i të rinjve dhe papunësia rinore, duke treguar aftësi të shkëlqyera argumentuese dhe kreative.

Ky projekt u ofron të rinjve një mundësi unike për të përmirësuar mendimin kritik, aftësitë komunikuese dhe njohuritë mbi proceset demokratike, duke i nxitur ata të bëhen qytetarë aktivë dhe liderë të ardhshëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button