Artani dhe shoku i tij “i hangrën” nga 30 ditë paraburgim

Gjykata Penale e Shkupit ka caktuar paraburgim 30-ditor për ish-zëvendëskryeministrin dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami dhe dy të tjerë në arrati, të lidhur me hetimin për Lotarinë Shtetërore.

“Pas njoftimit të pranuar nga Ministria e Brendshme, se dy personat për të cilët prokuroria publike propozoi masën e paraburgimit pas gjetjes apo privimit të tyre nga liria, dhe të lidhur me hetimin për Lotarinë Shtetërore, janë të pakapshëm për organet e ndjekjes, u mor vendim për të pranuar propozimin e prokurorisë publike dhe iu caktua masa e paraburgimit për 30 ditë, për shkak të bazave nga neni 165, paragrafi 1, pikat 1 dhe 2”, konfirmuan informacionin nga Gjykata Penale për MKD.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi pasdite se më 13 dhjetor 2024, nga Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë dhe Korrupsionit-Sektori për Hetime Kriminale-Njësia për Korrupsion, është dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër tetë personave për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, dhënien e kontratës për prokurim publik apo partneritet publik-privat në rastin e Lotarisë Shtetërore”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button