Edhe dy fëmijë të tjerë të lënduar nga sfida “Superman” e TikTok, një 15-vjeçare ka pësuar frakturë

Dy fëmijë të tjerë janë shtruar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga sfida e re në TikTok e njohur si “Superman”, transmeton Portalb.mk.
Siç informoi për MIA-n, drejtori i spitalit, Nebojsha Nastov, në spital për trajtim është pranuar një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare me thyerje të dy vertebrave të mesit. Gjatë fundjavës ,e lëndime në kyçet e duarve u pranua edhe një nxënës, i cili kishte luajtur sfidën e TikTok.
Drejtori i klinikës “St. Naum Ohridski”, Nastov, thotë se kjo sfidë mund të ketë pasoja të përjetshme dhe varet nga ndikimi i rënies.
“Gjatë fundjavës, janë kryesisht këto dy raste të reja, megjithëse kemi pasur qetësi gjatë javës së kaluar. Në një rast është plagosur një vajzë 13-vjeçare me fraktura në të dy parakrahët. Në rastin tjetër, ka një dëmtim më të rëndë, një paciente 15-vjeçare e shtruar në spital me thyerje të dy vertebrave të mesit. Ajo është shtruar në spital vetëm për vëzhgim dhe do të vazhdojë me trajtimin konservativ”, tha Nastov.
Në periudhën e kaluar mjekët dhe shkollat kanë apeluar që të mos praktikohet kjo sfidë.
Në sfidë, një fëmijë me dorën e ngritur si Supermeni vrapon drejt një grupi që ka krahët e shtrirë dhe pasi e kapin fëmijën, e hedhin në ajër. Fëmijët e tjerë largohen mënjanë dhe pritshmëria është që Supermeni të “fluturojë” dhe përfundimisht të ulet dhe të qëndrojë në këmbë.
Por në rastet më të zakonshme, fëmija bie në tokë dhe pëson lëndime.



