Kancelari gjerman i kërkon presidentit të shpërndajë parlamentin

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i ka propozuar presidentit Frank-Walter Steinmeier që të shpërndajë parlamentin gjerman, transmeton Anadolu.

Zëdhënësja e presidentit gjerman, Cerstin Gammelin, në rrjetin social X njoftoi se presidenti Steinmeier priti në takim kancelarin Scholz pasi Bundestagu votoi mosbesimin ndaj qeverisë së tij.

Gammelin tha se kancelari Scholz i propozoi presidentit Steinmeier që të shpërndajë parlamentin dhe të fillojë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Duke bërë të ditur se presidenti ka 12 ditë kohë për të marrë vendimin për shpërndarjen e parlamentit, Gammelin tha se presidenti para se ta marrë këtë vendi do të takohet me liderët e grupeve parlamentare të partive politike në Bundestag.

Sipas kushtetutës, kur presidenti shpërndan parlamentin, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 60 ditëve.

Pas krizës politike dhe ndarjes së koalicionit trepalësh midis socildemokratëve (SPD), liberalëve (FDP) dhe të Gjelbërve, kancelari Scholz i kërkoi parlamentit një votëbesim me qëllim hapjen e rrugës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani.

Vota e besimit ishte një lëvizje e llogaritur politike për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme në shkurt të vitit 2025.

Në një fjalim në parlament, Scholz mbrojti vendimin e tij për t’i dhënë fund koalicionit me partinë liberale FDP, duke theksuar se zgjedhjet e parakohshme do t’u lejojnë votuesve të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm të vendit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button