Toshkovski: Shkatërrohet grupi kriminal, 18 persona akuzohen për vrasje, bastisen 30 lokacione

Ministri Pançe Toshkovski, në konferencë për media ka folur për tre aksione policore që janë zhvilluar këto ditë.
Për askionin e dytë, ministri tha se pas disa muajve hetim është zhvilluar aksion ku është shkatërruar një grup prej 18 personave, të cilët kanë kryer vepra penale, krim të dhunshëm.
Toshkovski, tha se janë bastisur 24 persona, në 30 lokacione, ku prej tyre 28 në Shkup dhe dy në Veles.
“Pas bastisjeve deri tani është gjetur armë zjarri, mjete tjera lidhur me të, pancirë dhe deri tani jaën gjetu mbi 30 milionë denarë”, tha Toshkovski.
Janë marrë 5 motoçikleta, sasi më e madhe e ari, telefona dhe gjësende tjera.
Toshkovski tha se janë duke rrjedhur bastisje dhe se është ngritur kallëzim penal për 18 persona, për veprën penale vrasje, tentim për vrasje, ndërsa në mesin e tyre është edhe vrasje në Shisha Bar në Çarshi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button