Kasami: Prej nesër hyn në funksion linja e transportit publik “Tetovë – Kodra e Diellit”
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar të gjithë qytetarët dhe turistët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit, se nga kjo fundjavë do të fillojë me funksion linja e rregullt për transport publik në drejtimin “Tetovë – Kodra e Diellit”.
“Kjo linjë do të jetë funksionale çdo të shtunë dhe të diel. Transporti i udhëtarëve do të bëhet me autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” – Tetovë, duke u lehtësuar udhëtimin qytetarëve drejt kësaj qendre turistike. Ejani së bashku t’i shijojmë bukuritë e Kodrës së Diellit!”, thuhet në njoftimin e Kasamit.