Lista e zëzë, Prokuroria: Po mbledhim prova për Grubin dhe Bexhetin

Prokuroria Themelore Publike pohon se janë ndërmarrë veprime në kuadër të të cilave hetues i prokurorisë ka kërkuar dhe ka marrë nga Këshilli Gjyqësor të gjitha dosjet që kanë të bëjnë me procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve që kanë vepruar në rastin “Target-Fortesa”. Kjo vjen si rezultat i hapjes së lëndës për listën e zezë, përkatësisht pasi që SHBA i shpalli persona non grata Artan Grubin dhe gjykatësin Enver Bexheti. Nga Kryeprokuroria theksojnë se ndërmerren edhe veprime tjera për hetim të plotë të ngjarjes. Qëndrimi i tillë nga prokuroria vjen pas reagimeve të VMRO-DPMNE-së se duhet të ketë përgjegjësi për Artan Grubin dhe Enver Bexhetin.



