Prokuroria Publike ka hapur rast ndaj Grubit dhe Bexhetit

Prokurori Publik shtetëror Ljupço Koevski sot njoftoi se ndaj Artan Grubit dhe gjyqtarit Enver Bexheti është hapur rasti pasi janë futur në listën e zezë të SHBA-ve.
Koevski theksoi se kundër të dyve tashmë është ngritur rast.
“Dje kam formuar një rast për të provuar të siguroj prova për të kontrolluar përgjegjësinë penale të personave që sillen për ryshfet dhe tregti me ndikim. Prokuroria do të japë urdhra të mëtejshëm.
Dua të theksoj se bashkëpunimi me SHBA-në dhe me ambasadën është i shkëlqyeshëm dhe na ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit”, tha Kocevski.



