Mexhiti: Sot askush nuk beson se Artan Grubi ka vepruar kokë më vete!
Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka deklaruar se ata e përshëndesin e vendimin e SHBA-së, për të futur në listën e zezë, Artan Grubin, duke thënë se kjo dëshmon se lufta e tyre ka qenë e drejtë. Mexhiti, ka thënë se po të kishte patur fuqi BDI të ballafaqohej me korrupsionin në radhët e veta, Artan Grubi asnjëherë nuk do bëhej zv/kryeministër në Qeveri.
“Po të kishte patur fuqi Ali Ahmeti që ta ndalte hovin Artan Grubit, t’ia këpuste rrugën korrupsionit, t’ia ndalte Artanit rrugën me bashkëpunimit me Sasho Mijallkovin dhe Nikoll Gruevskin, ndoshta BDIas nuk do të shkonte në opozitë. Lidhjet e Artan Grubit e me sa duket edhe lidhjet e Ali Ahmetit me Sasho Mijallkovin dje u konfirmuan nga partnerët tonë strategjik nga Departamenti Amerikan”, tha Mexhiti, raporton SHENJA.
Mexhiti shtoi se dje publikisht u bindëm se Artan Grubi ka qenë i paguar nga Sasho Mijallkovi.
Më tej, Mexhiti, tha se Ali Ahmeti nuk kishte vesh për paralajmërimet që me kohë ia kishin thënë.
“Sot askush nuk beson se Artan Grubi ka vepruar kokë më vete, se ka marrë ryshfet dhe ka punuar për lirimin e Sasho Mijallkovit, sot askush nuk beson se Artan Grubi ka vepruar kokë më vete kur ka lobuar dhe ka vepruar për kthimin e Nikolla Gruevskit. Ali Ahmeti koha është të pranosh se ke gabuar. Ali Ahmeti koha është të tregosh se përse Ali Ahmeti ishte më i rëndësishëm se të gjithë anëtarët e sinqertë të BDI-së”, tha më tej Mexhiti. /SHENJA/