Gashi në Ohër takon familjen e njohur për prodhimin e perlave

Kryeparlamentari Afrim Gashi në Ohër ka takuar familjen Filevi në Ohër e njohur për prodhimin e perlave të qytetit.
“Kisha kënaqësinë që gjatë vizitës sime në Ohër, të takohem me familjen Filevi – një familje e njohur dhe e respektuar për traditën e saj të gjatë në prodhimin e perlave të Ohrit. Ky artizanat ka kaluar brez pas brezi dhe është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të rajonit. Vlerësova punën e jashtëzakonshme të familjes Filevi dhe angazhimin e tyre për të ruajtur një traditë të veçantë për identitetin kulturor të Ohrit dhe të Maqedonisë së Veriut, ndërsa theksova rëndësinë e promovimit dhe mbështetjes për zhvillimin e tij”, ka shkruar Gashi në Facebook.