ChatGPT lanson robotin virtual më të mençurin në botë

OpenAI ka lansuar zyrtarisht versionin ChatGPT Pro, duke i përfshirë të gjitha opsionet e mundshme me inteligjencë artificiale. Këtë e ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane, Sam Altman, duke thënë se versioni është me pagesë, 200 dollarë për muaj.

Ai tha në X se kjo platformë është modeli më i shpejtë në botë, më i mençuri dhe me shumë vegla. Altman ka paralajmëruar edhe shumë përfitime nga kjo platformë me inteligjencë artificiale.

“Me nivelin e ri pro (200 dollarë në muaj) roboti mund të mendojë edhe më tepër mbi problemet. Shumica e përdoruesve do të jenë shumë të kënaqur me o1 në nivelin plus”, ka thënë ai.

ChatGPT është revolucion në botën teknologjike.

Në të ka punuar shumë shqiptarja Mira Murati, duke i dhënë formë aplikacionit. Murati s’është më pjesë e kompanisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button