Kryeparlamentari Gashi takohet me kryetarin e Ohrit, Pecakov
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Ohër, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, me të cilin kanë diskutuar mbi çështje të rëndësishme për zhvillimet në Ohër dhe planet për në të ardhmen.
“Adresuam çështjen e mbështetjes së nevojshme për funksionalizimin e zyrave të deputetëve për komunikim me qytetarët, të cilat janë esenciale për forcimin e zërit të qytetarëve dhe kërkesave të tyre.
Gjithashtu, theksuam mundësitë e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Komunës dhe rëndësinë për avancimin e projekteve tona të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për qytetarët.”, ka deklaruar kryeparlamentari Afrim Gashi.