Ibrahimi: 22 Nëntori, simbol i krenarisë dhe identitetit kombëtar!

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka marrë pjesë në manifestimin e organizuar me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, me ftesë të zv/kryeministrit të parë Izet Mexhitit, që u mbajt në Manastir.

“Bashkë me mikun tim, kryetarin e Kuvendit Afrim Gashin, Arbenin, Bilallin, si dhe funksionarë partiakë e të ekzekutivit, me ftesë të zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhitit, pata kënaqësinë të marr pjesë në manifestimin për nder të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që u mbajt në Pallatin e Kulturës në Manastir.

Një ditë e veçantë që kujton sakrificat dhe përpjekjet për unifikimin e gjuhës sonë, simbol i krenarisë dhe identitetit kombëtar!”, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button