Kryetari i Bashkisë së Dearborn në SHBA: Do ta arrestojmë Netanyahun nëse shkel në qytetin tonë
Kryetari i Bashkisë së Dearborn në Michigan të SHBA-së, Abdullah Hammoud shpall gatishmërinë për të vepruar sipas urdhërarresteve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
“Dearborn do të arrestojë Netanyahun dhe Gallantin nëse hyjnë brenda kufijve të qytetit të tonë. Qytetet e tjera duhet të deklarojnë të njëjtën gjë. Presidenti ynë mund të mos ndërmarrë veprime, por udhëheqësit e qytetit mund të sigurojnë që Netanyahu dhe kriminelët e tjerë të luftës nuk janë të mirëpritur të udhëtojnë lirshëm nëpër SHBA”, ka thënë Hammoud.