MATUSITEB takon ministrin Stoillkoviq

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie me Bashkësitë Ivan Stoilkoviç, pati një takim pune me përfaqësues të Unionit të Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoni (MATUSITEB).

Në takim, ku morën pjesë Tahsin Ibrahim, kryetar i MATUSITEB, Mehmet Arif, nënkryetar, dhe Mine Karaberzat, drejtoresha ekzekutive, u diskutuan çështje të ndryshme, ndërsa fokusi i bisedës ishin çështjet dhe sfidat me të cilat përballet populli turk në RMV.

Përfaqësuesit e MATUSITEB shprehën dëshirën e tyre për përmirësimin dhe forcimin e arsimit në gjuhën turke, rritjen e përfaqësimit të popullit turk në institucionet shtetërore, si dhe sigurimin e shërbimeve publike për banorët e zonave rurale ku jeton populli turk.

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviç informoi përfaqësuesit e MATUSITEB për planet e Ministrisë për Marrëdhënie me Bashkësitë duke theksuar se tashmë është përgatitur një plan strategjik për vitin e ardhshëm, i cili do të fokusohet te komunitetet më të vogla etnike, dhe theksoi angazhimin e tij që të gjitha komunitetet etnike që jetojnë në vend të fillojnë të ndihen si qytetarë të barabartë me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta.

“Sipas buxhetit për vitin e ardhshëm, është parashikuar që të gjitha komunitetet etnike të marrin mjete të barabarta për shënimin e ditës së tyre, sepse është e rëndësishme të shënohet përparimi në raportin e Komisionit Evropian për respektimin e të drejtave të komuniteteve më të vogla,” theksoi Stoilkoviç.

Në fund të takimit, palët ranë dakord se bashkëpunimi i ndërsjellë është i rëndësishëm dhe se është pozitive që ekzistojnë pozita të mira fillestare që do të çojnë në avancimin e çështjeve nga pika e ngrirë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button