Sekuestrohen afro 680 mijë euro, hynë në Shqipëri nga Mali i zi

Më shumë se 680 mijë euro janë tentuar të futen në Shqipëri nga Muriqani, pika kufitare me Malin e Zi.

Paratë të cilat dyshohen se rrjedhin nga krimi ishin fshehur në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme të një furgoni që drejtohej nga një 51-vjeçar. Gjatë operacionit, të policisë së Shkodrës me forcat e kufirit u arrestua në flagrancë në hyrje të territorit shqiptar shoferi i fugonit Lefter Nelaj banues në Fushë Milot.

Përveç shumës së madhe të eurove, u sekuestrua edhe automjeti tip “Benz” dhe 2 celularë. Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbuluar burimin e parave.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Burimi”.

Gjatë operacionit, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua shtetasi L. N., 51 vjeç, banues në Fushë Milot.

Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button