Shtetasi i Turqisë arrestohet në Maqedoni, u kap duke transportuar emigrantë nga Iraku dhe Siria

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 22:50 është arrestuar 20-vjeçari F.R. nga Turqia.

Nga MPB thonë se i njëjti po transportonte ilegalisht emigrantë në rrugën Stojkovë-Bogorodicë.

“Gjatë kontrollit në veturën e pasagjerëve “Peugeot” me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte, janë gjetur nëntë emigrantë, shtatë prej tyre nga Iraku dhe dy nga Siria”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button