Naim Qassem është lideri i ri i Hezbollahut

Qassem u emërua drejtues i ri i Hezbollah, pasi ushtria izraelite vrau Hasan Nasrallahun dhe pasuesin e tij të mundshëm Hashem Safieddine. Më herët ai ka mbajtur detyrën e zëvendës sekretarit të përgjithshëm të grupit.

Në një deklaratë, Hezbollahu tha se Qassem u zgjodh në këtë detyrë për shkak të “përkushtimit të tij ndaj parimeve dhe qëllimeve të Hezbollahut”.

Grupi shton se “do t’i  kërkonte Zotit të Plotfuqishëm që ta udhëzojë atë në këtë mision fisnik në udhëheqjen e Hezbollahut dhe rezistencës së tij islamike”.

71-vjeçari Qassem është përmendur shpesh si “numri dy” i Hezbollahut. Ai është një nga studiuesit fetarë që themeloi grupin në fillim të viteve 1980.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button