Indi, të paktën 24 persona humbën jetën pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar

Të paktën 24 banorë të shtetit lindor të Biharit të Indisë vdiqën nga helmimi si pasojë e konsumimit të alkoolit të falsifikuar.

Sipas policisë, ngjarjet kanë ndodhur njëkohësisht më 17 tetor në lagjet Siwan dhe Çapra, ku mund të rritet numri i viktimave të helmimit nga pijet alkoolike të falsifikuara. Gjatë hetimeve të vazhdueshme, policia ndaloi tre persona që shisnin alkool të falsifikuar.

Bihar u bë një nga shtetet e para në Indi ku shitja e çdo pije alkoolike është zyrtarisht e ndaluar nga qeveria lokale. Pavarësisht ligjit, tregtia e alkoolit, përfshirë produktet e falsifikuara, vazhdon dhe lulëzon veçanërisht para dhe gjatë festave tradicionale hindu që festohen në vjeshtë.

 

Në qershor, të paktën 55 banorë të shtetit jugor të Tamil Nadu vdiqën nga helmimi nga alkooli i falsifikuar.

Ky incident konsiderohet më i madhi në Indi për sa i përket numrit të viktimave të helmimit me alkool të falsifikuar në vitin 2024.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button