MPB me detaje për të shtënat në Çair

Pas incidentit me armë zjarri në Çair, edhe Ministria e Brendshme doli me detajet e para. Siç u raportua më herët, i plagosur është 35-vjeçari E.A., ndërsa dyshohet të jetë për shkaqe të huamarrjes.

“Sot (14.10.2024) rreth orës 18.10 nga Spitali i Qytetit në SPB Shkup është raportuar se në spital është sjellë i lënduar E.A. (35) nga Shkupi, me një plagë me armë zjarri në këmbë. Të plagosurin e ka sjellë vëllai i tij, i cili ka sqaruar se ndërsa E.A. ka qenë duke ecur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh” në Shkup, kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar në këmbë, me gjasë për shkak të marrëdhënieve huamarrëse”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button