Ministria libaneze e Shëndetësisë: Sulmet izraelite vranë 51 persona të dielën
Ministria libaneze e shëndetësisë thotë se 51 persona u vranë në të gjithë vendin të dielën nga sulmet ajrore izraelite dhe 174 të tjerë u plagosën.
Njëzet e dy prej të vrarëve ishin në rajonin e Malit të Libanit, në veri të vendit, ndërsa 10 persona u vranë në sulmet izraelite në rajonin jugor të Nabatieh.
Pesë të tjerë u vranë dhe një u plagos në një bastisje në fshatin Maifadoun, në perëndim të kështjellës Beaufort.
Në Gaza, autoritetet e drejtuara nga Hamasi thonë se një sulm izraelit në një shkollë të përdorur si strehë vrau 22 njerëz të dielën, përfshirë 15 fëmijë .
Dhe forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban thotë se tanket izraelite hynë me forcë në një nga pozicionet e saj të dielën, ndërsa Izraeli kundërshton versionin e OKB-së për ngjarjet.