PAMJE TË RËNDA: Aksidenti në Prishtinë ku mbetën të lënduar 11 persona

Rreth orës 14:30, në Veternik të Prishtinës ndodhi një aksident trafiku ku të përfshirë ishin një kamion dhe 11 automjete.

Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës për Klankosova.tv.

Ajo tha se nga ky aksident, 11 persona kanë pranuar lëndimet trupore.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona”, deklaroi Ahmeti.

Zëdhënësja e PK-së tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button