Kryemyftiu turk Ali Erbash: O Zot thuaju dëshmorëve tanë që e hapëm xhaminë!

Këtë të enjte u inaugurua në Tiranë hapja e xhamisë së madhe të Namazgjasë, e cila do tu shërbejë 10 mijë myslimanëve, dhe përveç objekt kulti dhe adhurimi do të jetë multifunksionale, ku besimtarët do të gjejnë bilbioteka, dhoma studimi si dhe muze.

Të pranishëm në inaurgumin e xhamisë ishin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përfaqësues të klerit fetar shqiptarë dhe turk.

Pas fjalëve të kryeministrit Rama, dhe presidentit Erdogan, kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, kryemyftiu Ali Erbash mbajti një lutje për të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën.

Gjatë këndimit të fjalëve të Kuranit, Erbash u lut dhe për shpirtrat e ushtarëve osmanë të cilët u vranë gjatë luftrave në Shqipëri, të cilët sipas tij ranë martirë për të sjellë Islamin në Shqipëri.

Shumë dëshmorë i kanë larë këto toka me gjak!  Zot, lartësoji shpirtrat e gjyshërve dhe dëshmorëve tanë që dhanë jetën për të sjellë Islamin këtu. Jepu lajm atyre për këtë gosti shpirtërore, për këtë hapje xhamie!”, tha gjatë lutjes së tij Ali Erbash.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button