Tragjedia në Sllatinë/ Gjendje e rëndë në familje, djali nën përkujdesje në Spitalin psikiatrik në Shkup

Familja Shasivari nga Sllatina është e pllakosur në zi. Gjendja psikologjike e anëtarëve të familjes është tejet e rënduar, pas tragjedisë së ndodhur 2 ditë më parë, ku u gjetën të vdekura nënë e bijë, sipas vlerësimeve të para nga mjekësia ligjore, nga helmimi nga ushqimi.

ALSAT tentoi të vendosej në kontakt me familjarët, por për shkak të gjendjes së rënduar, kanë refuzuar çdo kontakt me mediat.

Komshinj të familjes vazhdojnë vizitat për t’iu ofruar sado pak ndihmë. Edhe bashkësia lokale njoftojnë se përveç ngushëllimeve kanë ofruar po ashtu, ndihmë të pakursyer institucionale.

Megjithatë, është ende i paqartë fati për dy anëtarët e tjerë të familjes; kryefamiljari është rikthyer në shtëpi në gjendje të rënduar psikike, ndërkohë që djali i tij 9 vjeçar është ende nën përkujdesje në spitalin psikiatrik në Shkup.

ALSAT tentoi të merrte një qëndrim për gjendjen e të miturit, dhe gjithashtu se çfarë do të ndodh me të.

“Ne nuk kemi të drejtë të japim informacione plotësuese ose më të thella në lidhje me gjendjen psikike të kujtdo pacienti, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë, pra, në atë mënyrë shkelim kodin etik për mbrojtën e të drejtave të pacientit. Ajo që mund t’ju them, është se është marrë nën përkujdesje dhe  është pranuar në repartin e fëmijëve adoleshentë për psikiatër, dhe se ndodhet në gjendje të qëndrueshme trupore dhe mendore”, tha Sllavica Arsova, drejtoreshë e Spitalit Psikiatrik.

Siç mëson ALSAT, nuk dihet ende nëse fëmija do t’i besohet Qendrës Sociale, apo do të rikthehet në familje, në duart e të atit, i cili gjithashtu është në gjende të rënduar psikike.

Tragjedia në familjes Shasivari të Sllatinës ndodhi 2 ditë më parë, kur pas mesdite, në shtëpinë e tyre u gjetën pa shenja jete bashkëshortja 36 vjeçare dhe vajza e vogël 4-vjeçare./ Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button