Hovenier e quan të hap të rëndësishëm hapjen e Merdarit për mallrat nga Serbia

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se është hap i rëndësishëm hapja e pikës kufitare të Merdarit për mallrat nga Serbia.

Ai e përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës, duke thënë se ky është hap që çon në drejtim të duhur Kosovën drejt integrimit evropian. Hovenier ka shtuar se i vlerëson partnerët ndërkombëtarë “në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”.

“Jam i kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën, në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ne i vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Pro këtij vendimi kanë dalë edhe Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button