Dita e premte ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Dita e Kryengritjes Kombëtare – 11 tetori 2024 është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
Siç informon Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, kjo festë është ditë jopune në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 21/98 dhe 18/ 07).
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë uron qytetarët për festën.