Gashi takon OJQ-të nga Maqedonia e Veriut në Stamboll
Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, kryeparlamentari Afrim Gashi realizoi takim edhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare të qytetarëve me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Stamboll.
Siç thotë Gashi, qytetarët me origjinë nga Maqedonia e Veriut të cilët jetojnë në Turqi janë hallkë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve.
“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë janë të lidhura në mënyrë historike dhe kulturore dhe në këtë aspekt qytetarët e Turqisë me origjinë nga trojet tona paraqesin hallkë të rëndësishme në miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e frytshëm midis dy vendeve”, shkruan Gashi.