Barcelona zgjidh çështjen e sponsorit, arrin marrëveshje 1.5 miliardë euro

Pas negociatave të gjata, Barcelona ka zgjidhur çështjen e sponsorit teknik. Gjiganti katalanas ka rënë dakord për një kontratë të re me Nike dhe do të vazhdojë të mbajë pajisjet e gjigantit për dhjetë vjetët e ardhshme.

Nike do t’i paguajë Barcelonës rreth një miliard e gjysmë euro për dhjetë vjet, raporton Marca.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Barcelona do të merr bonus në vlerë 150 milionë euro dhe çdo sezon gjatë kohëzgjatjes së kontratës do të derdhen në llogarinë e klubit katalanas edhe 125 milionë euro të tjera.
Barcelona ka qenë në një krizë të madhe financiare historike gjatë dekadës së fundit.
Kriza ishte më e dukshme kur Dani Olmo erdhi nga RB Leipzig këtë verë dhe iu desh të humbiste ndeshjet në fillim të sezonit pasi Barcelona nuk mund ta regjistronte para se të shiste disa nga lojtarët e saj, në mënyrë që të mos shkelë rregullat e ashpra për Fair-Play.

Plani i presidentit Joan Laporta është të stabilizojë plotësisht situatën në dy vjetët e ardhshme dhe kontrata e re është një nga hapat në këtë drejtim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button