Reshjet të mirëseardhura për bujqit

Të implementohen masat e duhura agroteknike dhe parandaluese për forcimin e serave dhe strukturave të tjera, por edhe pastrimin e kanaleve për dalje më të lehtë të ujërave sipërfaqësore, rekomandojnë agrometeorologët konform paralajmërimeve të DPHM-së që nën ndikimin e aktivitetit ciklonik moti nesër dhe për fundjavë do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Reshjet, theksojnë ata, janë të nevojshme, sepse lagështia e tokës është ulur ndjeshëm pas verës së thatë.

“Në kopshtari në fillim të muajit mbillen kastravecët e gjelbër, ndërsa në kulturat tjera mblidhen frutat. Edhe në vreshtari ka një vjelje të disa llojeve të vonshme të rrushit. Mbjellja e grurit dhe elbit fillon këtë muaj për kulturat gjysmë bujqësore. Koha e mbjelljes ka rëndësi të madhe, sepse ndikon në rendimentin. Disa lloje mbjellën më herët dhe disa më vonë. Kushtet e temperaturës diktojnë se kur llojet duhet të mbillen në një rajon të caktuar. Rekomandohet zbatimi i masave korrekte agroteknike. Nëse kushtet atmosferike lejojnë, të vazhdohet me masat e tjera agroteknike”, thonë agrometeorologët nga DPHM-ja.

Ata rikujtojnë se sipas parashikimit të motit, gjatë natës të së shtunës dhe më pas gjatë ditës, reshjet do të jenë më të dendura, mbi 30 litra për metër katror, ​​lokalisht në formë stuhie, me bubullima dhe erë të përforcuar herë- herë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë.

“Në fillim të javës moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me diell. Reshjet janë të nevojshme, lagështia e tokës është ulur ndjeshëm pas verës së thatë, ndaj reshjet do të mundësojnë mbjellje të suksesshme gjatë vjeshtës”, theksojnë agrometeorologët. 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button