Menduh Thaçi po i thotë “Lamtumirë!” Frontit…

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, sot zyrtarisht është larguar nga Fronti Evropian.

Partia e Thaçit ka konfirmuar për Tv Tellma se kreu i PDSH-së po largohet nga koalicioni i Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI si i vetmi deputet.

Kryetari i PDSH-së do të ketë komunikim vetëm me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, theksojnë burime të Tellma-s dhe bëjnë të ditur se Menduh Thaçi shumë shpejt do të bëjë të ditur pse po largohet nga Fronti Evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button