Dallimi: Drejtori i ri i Postave, Orhan Kurtishi shpërndan 560 mijë pako të qytetarëve, të grumbulluara me vite

Drejtori i Postave të Maqedonisë, Orhan Kurtishi, ka bërë riorganizimin e punës sa i përket kaosit të krijuar me mos shpërndarjen e paketave në adresat e qytetarëve. Ai në një postim në Facebook ka njoftuar se janë shpërndarë 560 mijë paketa të cilat qytetarët i kanë pritur me muaj.
“Menaxhimi i mirë i punës gjithmonë sjell rezultat.
Gjendja e keqe dhe mos organizimi në Postë 2 në (Shkup) ka dërguar deri te grumbullimi i paketave të cilat ishin mbi 560.000 paketa ndërkombëtare të pa procesuara, ku nga klientët pritej me muaj të tërë për një porosi e cila nuk arrinte dot. Faleminderim i veçantë për punëtorët të cilët japin gjithçka nga mundësia e tyre vetëm të kryhet puna sa më mirë.
Falë planit për veprim në bashkëpunim me menaxhmentin e ri dhe punëtorët po arrihet edhe shpërndarja në kohë rekorde, ku 300.000 porosi janë procesuar vetëm për 4 ditë.
Me respekt e dinjitet.
Vazhdojmë!”, ka shkruar Kurtishi.



