VMRO-DPMNE: Filipçe si ministër kishte transferuar 7 milionë euro në llogarinë e kompanisë së një të afërmi të tij

“Kryetari aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, në kohën kur ishte ministër i Shëndetësisë, nuk bëri asgjë përveç fatkeqësive. Kjo ishte veçanërisht e dukshme në epideminë e koronës kur ai ishte i interesuar vetëm për tenderë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas partisë në pushtet, Filipçe gjatë mandatit të tij ka qenë vazhdimisht i interesuar vetëm për tenderë.

“Nuk kishte asgjë për ministrinë e tij përveç tenderëve të dyshimtë, korrupsionit dhe krimit. Që kur Filipçe u ul në karrigen ministrore më 25 dhjetor 2017, nga Ministria e Shëndetësisë janë transferuar 7 milionë euro dhe objektet shëndetësore në Maqedoni kanë përfunduar në llogarinë e Synergy. Synergy është një kompani në pronësi të Goran Filipov, partnere e Katerina Saveska, vjehrrës së Filipçes. Ose vjehrra Saveska dhe Filipov bashkohen si investitorë”, thekson partia e Mickoskit.

Nga VMRO-DPMNE thonë se Filipçe për vetëm një vit ka transferuar dy milionë euro nga shëndetësia Synergy.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button