Izraeli i kthen në kazerma shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor
Ushtria izraelite largoi me forcë nga shtëpitë e tyre 3 familje palestineze që jetonin në dy fshatra pranë qytetit Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe i ktheu në kazerma, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite larguan me forcë një familje nga shtëpia e tyre në fshatin Anin, në perëndim të qytetit Jenin dhe e kthyen atë në kazermë.
Palestinezi Yasir Yasin (61), pronari i shtëpisë, deklaroi për WAFA se ushtria izraelite bastisi shtëpinë e tij.
Yasin tha se ushtarët izraelitë e larguan me forcë atë, gruan e tij (56) dhe djalin e tij (30) nga shtëpia dhe e kthyen shtëpinë në një kazermë.
Ai theksoi se pasi u largua me forcë nga shtëpia e tij nga ushtria izraelite u detyrua të strehohej në shtëpinë e vajzës së tij të martuar në fshat.
Gjithashtu në fshatin Nezletu al-Sheikh Zayed, në jugperëndim të Jeninit, forcat izraelite i larguan me forcë familjet e Abdusselam Ahmed Zejdit dhe vëllait të tij Muhamedit nga ndërtesa dykatëshe ku banonin dhe e kthyen edhe atë në kazermë.