Euro 2024/ Duelet e fazës “play-off”, garë e fortë për tri biletat e fundit

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i dueleve “play-off” për tri biletat e fundit në Euro 2024, kompeticion ku do të marrë pjesë edhe kombëtarja shqiptare.

Kuqezinjtë janë pjesë e vazos së dytë në shortin që do të hidhet në Hamburg të Gjermanisë, në datën 2 dhjetor.

Ndërkohë, ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në fazës “play-off”, do të zhvillohen në datat 21-26 mars të vitit 2024.

Fituesja e çiftit Uells-Finlandë, luan në shtëpi finalen kundër skuadrës që triumfon në Poloni-Estoni.

LIGA A:
Poloni-Estoni
Uells-Finlandë

Fituesja e çiftit Uells-Finlandë, luan në shtëpi finalen kundër skuadrës që triumfon në Poloni-Estoni.

LIGA B:
Islandë-Izrael
Bosnje-Ukrainë

Fituesja e duelit Bosnje-Ukrainë, luan në shtëpi ndaj ekipit që kualifikohet nga përballja Islandë-Izrael.

LIGA C:
Gjeorgji-Luksemburg
Greqi-Kazakistan

Fituesja e Gjeorgji-Luksemburg, luan në shtëpi përballë fituesit të Greqi-Kazakistan.

 

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button