Zv.kryeministri Arben Fetai takoi Peter Vanhoutte
Zv.kryeministri Arben Fetai, ka takuar sot Peter Vanhoutte, ekspert ndërkombëtar parlamentar të partive politike.
“Isha i lumtur që u takova sërish, pas 20 viteve, me Peter Vanhoutte, mediator i nivelit të lartë, ekspert parlamentar dhe i partive politike.
Me Peterin, ishim kolegë në vitin 2004 në një projekt evropian në mbështetje të Parlamentit të Kosovës.
Ndamë kujtimet tona të bukura nga ajo kohë dhe shkëmbyem gjatë rreth zhvillimeve rajonale si dhe për materializimin e agjendës evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Fetai.