Scholzi kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë, duke thënë se ai dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë pajtuar se nevojitet një konferencë e re për paqe në të cilën do të përfshihej edhe Rusia.

Scholzi është nën presion në vendin e vet, pasi tri partitë e koalicionit të qendrës së majtë pësuan humbje në zgjedhjet rajonale të javës së kaluar, derisa grupet që synojnë marrëdhënie më të mira me Moskën, fituan më shumë vota, ka raportuar Reuters.

Zelensky tha në korrik se synon ta ketë gati një plan deri në nëntor, në mënyrë që Kievi të jetë në gjendje ta organizojë samitin e dytë ndërkombëtar për paqe në Ukrainë, duke shtuar se në të duhet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Rusia.

Në samitin e parë për paqe në Ukrainë, që u mbajt më 15-16 qershor në Zvicër, zyrtarë të lartë të më shumë se 90 shteteve bënë thirrje që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë themeli i çfarëdo marrëveshjeje për paqe për t’i dhënë fund luftës së Rusisë. Rusia nuk u ftua në atë samit dhe e cilësoi atë si “humbje kohe”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button