3 izraelitë të vrarë nga të shtënat në kufirin me Jordaninë, mbyllet vendkalimi

Tre izraelitë janë vrarë në një sulm me armë zjarri në kufirin me Jordaninë, transmeton Anadolu.

Gazeta izraelite ‘Yedioth Ahronoth’ tha se një shofer kamioni hapi zjarr në urën e Mbretit Hussein (Allenby) midis Jordanisë dhe Bregut Perëndimor të pushtuar.

Shërbimi i urgjencës izraelite ‘Magen David Adom’ tha se tre burra u plagosën rëndë në sulm para se të shpalleshin të vdekur.

Sipas gazetës izraelite, sulmuesi i dyshuar u qëllua për vdekje.

Ushtria izraelite tha se sulmuesi mbërriti nga Jordania, zbriti nga kamioni dhe hapi zjarr ndaj rojeve në vendkalimin kufitar.

Ushtria tha se po heton mundësinë që kamioni të ishte i montuar me eksploziv pasi disa shoferë dhe punëtorë në vendkalim u arrestuan nën dyshimin e përfshirjes në sulm.

Sipas mediave izraelite, Izraeli mbylli vendkalimin në të dy drejtimet pas sulmit me të shtëna, ndërsa rrugët që të çonin në qytetin e afërt Jericho po ashtu u mbyllën.

Ministria e Brendshme e Jordanisë, nga ana e saj, nisi një hetim për sulmin me të shtëna në vendkalim.

Tensionet janë intensifikuar në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar derisa Izraeli vazhdon ofensivën në Rripin e Gazës, ku që nga 7 tetori i vitit të kaluar ka vrarë të paktën 40.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Që nga ajo kohë, të paktën 692 persona janë vrarë dhe mbi 5.700 të tjerë janë plagosur nga të shtënat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Përshkallëzimi vjen pas një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 19 korrik, i cili e shpalli të paligjshëm pushtimin prej dekadash të territoreve palestineze nga Izraeli dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjithë vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button