Gara për “Topin e Artë”, sipas ESPN favorit është Rodri. Vinicius e Bellingham pas tij…

“Topi i Artë” i vitit 2024 do të jepet të hënën, më 28 tetor, në Théâtre du Châtelet në Paris. Ndërkohë, France Football dhe UEFA do të zbulojnë sot listën e kandidatëve në kategori të ndryshme.

Kështu do të dimë emrat e skuadrave që garojnë për të fituar titullin e klubit të vitit (për femra dhe meshkuj), të cilët do të garojnë për trofeun Kopa dhe trofeun Yashin dhe mbi të gjitha kandidatët për të fituar “Topin” për femra dhe meshkuj…
Do të jenë tridhjetë finalistë, por lista e fituesve të mundshëm, si gjithmonë, do të reduktohet në vetëm disa emra. Seria A sigurisht që do të përfaqësohet nga Lautaro Martinez, i gatshëm për të sfiduar gjigantët e Premier League dhe La Liga.
Argjentinasi mund të aspirojë në “Top-5” falë një sezoni të paharrueshëm, në të cilin ai udhëhoqi Interin dhe Argjentinën për të fituar Scudetton dhe Copa America respektivisht.

Megjithatë, dominimi i Spanjës në futbollin botëror mund të jetë vendimtar për dhënien e çmimit prestigjioz. “Dy lojtarët më të mirë do të jenë Vinícius Júnior dhe Rodri, të ndjekur nga Jude Bellingham, Dani Carvajal, Toni Kroos dhe Lamine Yamal.

Një përzierje lojtarësh që u rritën duke u stërvitur në mënyrën spanjole, ose që duhej të kalonin në La Liga për të marrë të drejtën e njohjes”, shkruan ESPN , e cila i jep përparësi Rodrit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button