Digjet fabrika për përpunimin e qumështit në Kamjan të Tetovës

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e sotme në një fabrikë për përpunimin e qumështit në fshatin Kamjan të Tetovës.
Fabrika Hit 73 vijon të digjet ndërsa zjarrfikësit po mundohen që ta shuajnë zjarrin i cili po përhapet me shpejtësi të madhe.
Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.