Të paktën nëntë të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në Tajlandë

Të paktën nëntë persona dyshohet se kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një moçal pranë kryeqytetit tajlandez, të enjten.

Aeroplani u rrëzua pak pasi u ngrit nga aeroporti kryesor në kryeqytetin tajlandez Bangkok, njoftoi autoriteti i aviacionit civil të vendit, raporton AP.

Ekipet e shpëtimit nuk gjetën asnjë të mbijetuar në vendin e rrëzimit në një moçal në provincën Chachoengsao, raportuan mediat tajlandeze, të cilat thanë se shtatë pasagjerë dhe dy pilotë ishin regjistruar se ishin në bord.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Tajlandës ka thënë se Cessna Caravan C208B i operuar nga Thai Flying Service Company, ishte nisur nga Aeroporti Suvarnabhumi i Bangkok në orën 14:46, dhe kontakti i radios dhe radarit me të u humb 11 minuta më vonë, kur ishte rreth 35 kilometra në juglindje të aeroportit.

Ai ishte drejtuar për në Trat, një provincë bregdetare rreth 275 kilometra në juglindje të kryeqytetit tajlandez.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë shumë të fragmentuara të avionit në ujë, në mes të një zone të pyllëzuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button