Bisedimet për armëpushimin në Gaza do të rifillojnë javën e ardhshme në Kajro

Zyrtarë të lartë nga Egjipti, Katari dhe SHBA do të takohen sërish në Kajro para fundit të javës së ardhshme, me shpresën për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës brutale të Izraelit në Gaza, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Në deklaratë thuhet se bisedimet ishin serioze, konstruktive dhe u zhvilluan në një atmosferë pozitive.

Negociatorët këmbëngulën se ajo që është diskutuar është në përputhje me ‘parimet e vendosura nga presidenti amerikan Biden’ më 31 maj që kërkonin tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve.

Ndërmjetësuesit do të punojnë gjatë ditëve në vijim mbi detajet e propozimit të armëpushimit të Gazës, sipas deklaratës, duke shpresuar të arrijnë një marrëveshje bazuar në kushtet e vendosura të premten.

Megjithatë, një zyrtar i Hamasit tha se informacioni i ndarë me grupin e rezistencës në lidhje me rezultatin e bisedimeve të armëpushimit nuk përputhet me atë që ishte rënë dakord në propozimin e Biden. /TRTworld/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button