Artan Grubi: Ai që kërcen nga prehëri në prehër, e ka gabim

Ish-zv/kryeministri Artan Grubi i ka dalur në mbrojtje bashkëpartiakut të tij, deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti. Madje ai është mburrurr për patriotizmin që e ka bashkë me Blerim Bexhetin.

Ja statusi i plotë i Grubit në Facebook.

Ai që thotë që lufta e vitit 2001 nuk ka qenë luftë dhe e quan luftën gabim, që tradhëton partinë e vet, që kërcen nga prehëri në prehër, që poshtëroi popullin e vet duke pranuar rolin e servilit, vazalit, puthadorit, në vend se të struket e zhduket nga skena publike e ta ndërpres këtë dëm epokal kombit dhe të drejtave tona, paska akuzuar Blerim Bexhetin sot, edhe atë imagjinoni, në kontekst kombëtar.

Çdo fjalë e shqiptuar nga ju është gënjeshtër, çdo vepër e juaja është tradhëti!

Unë dhe Blerimi vërtet kemi dallimet tona për shumë gjëra në politikë, por, në aspektin kombëtar nuk ka asnjë hapësirë për kontestim.

Shpifjet e juaja të përditshme e të gërditshme si dhe gjuetia e shtrigave nga mungesa e të arriturave dhe kredibilitetit, nuk ua fshijnë vulën e tradhëtisë në ballë!

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button