Përurohet shatërvan i ri në Draçevë të Shkupit në formë të kryqit (Foto)

Komuna e Kisella Vodës ka njoftuar për përfundimin e ndërtimit të fontanës së re në fshatin Draçevë të Shkupit.
Fontana është në formë kryqi, ndërkaq nga komuna thonë se është rregulluar edhe hortikultura dhe hapësira e gjelbër në afërsi.
“Vazhdojmë me punë dhe projekte të përkushtuara që përditë e përmirësojnë cilësinë e jetës së të gjithë banorëve tanë”, tha kryetari i komunës, Orce Gjorgjievski.
Kujtojmë se kohë më parë në Draçevë është ndërtuar edhe një kryq gjigant i dyti për nga madhësia në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.






