Tkurret pasuria e Trump-it, ka humbur 900 mln dollarë pas futjes së Harris-it në garë

Pasuria e ish-presidentit Donald Trump në rrjetet sociale po tkurret.

Vlera e aksioneve të Trump si pronari i korporatës së Truth Social ka rënë me 900 milionë dollarë që kur Zëvendëspresidentja Kamala Harris hyri në garë për Shtëpinë e Bardhë më 21 korrik.

Çmimi i aksioneve të Trump Media & Technology Group ka rënë me rreth 23% që atëherë, duke përfshirë një tjetër rënie e fortë të enjten mes një shitjeje më të gjerë të tregut.

Vlera e aksioneve dominuese të Trump në kompaninë konservatore të mediave sociale qëndronte në pak më shumë se 4 miliardë dollarë që nga 19 korriku, ditën e fundit të tregtimit përpara se Presidenti Joe Biden të dilte nga gara dhe të miratonte Harris.

Që atëherë ajo ka rënë në rreth 3.1 miliardë dollarë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button