MPB e gjeti vajzën e zhdukur, do t’i dorëzohet familjes

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se është gjetur katërmbëdhjetë vjeçarja Klara T. e cila u raportua e zhdukur mbrëmjen e 2 gushtit në lagjen Ilinden. Ajo do t’i dorëzohet familjes.

Më herët policia tha se Klara kishte probleme shëndetësore dhe u largua nga shtëpia pas një debati të mëparshëm me nënën e saj.

“Sot, rreth orës 12:50, në stacionin hekurudhor në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë gjetur K.R. (14), për të cilën nga nëna I.T. (33) nga lagjja Ilinden, më 02.08.2024 rreth orës 23:45 është raportuar se pas një debati të mëparshëm është larguar nga shtëpia. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse nga ana e zyrtarëve policorë nga SVR Shkup dhe vajza është gjetur dhe do t’i dorëzohet prindit”, njofton MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button