RMV-ja po lufton me zjarret, nëntë vatra ende aktive

Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 40 zjarre në ambient të hapur, prej të cilave në këtë moment nëntë janë aktivë, pesë nën kontroll, ndërsa 26 janë shuar, informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojanço Angellov.

Theksoi se zjarre aktive ka në komunën Makedonski Brod mes fshatit Tazhevë, fshatit Breznika dhe në drejtim të Jasenit, në komunën Probishtip në afërsi të fshatrave Zelenigrad dhe Jamishtë, si dhe në afërsi të fshatit Barbarevë e Poshtme, në komunën Plasnicë mes fshatit Plasnicë dhe fshatit Latovë, në komunën e Demir Hisarit dhe Ohrit në malin Ilin, në komunën e Zelenikovës ndërmjet Smesnicës, Strahojadicës dhe Gradovcit, në komunën e Ohrit ndërmjet Koselit, Volinos dhe Openicës, në komunën e Studeniçanit afër fshatit Vërtekicë, si dhe në komunën e Novosellës afër fshatit Badilen.

“Të reshurat, të cilat janë lokale nuk na ndihmuan askund. Kosel në këtë moment është nën kontroll. Ka mjaftë resurse në terren”, deklaroi drejtori i QMK-së, Angellov.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button